02 Maj 2024

Mitrovica nuk ka probleme me ligjet për gjuhët

Mitrovicë, 22 qershor - Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, ka pritur në takim Flutura Hoxhën dhe Fadil Bytyqin, nga Komisioni qeveritar për përdorimin e gjuhëve, me të cilët ka biseduar për zbatimin e ligjeve që rregullojnë këtë çështje në nivelin komunal. 

Nënkryetari ua sqaroi gjendjen aktuale, duke e vlerësuar të kënaqshme në këtë aspekt.

Ai tha se deri me tani nuk ka pasur asnjë ankesë nga komunitetet joshqiptare sa i përket përdorimit të gjuhëve të tyre në strukturat komunale.

“Statuti dhe rregullorja për përdorimin e gjuhëve janë në harmoni me Ligjin për përdorimin e gjuhëve”.

Në anën tjetër, Flutura Hoxha, anëtare e  Komisioni qeveritar për përdorimin e gjuhëve nga zyra e kryeministrit, tha se qëllimi i vizitës së tyre është konstatimi i gjendjes reale, meqë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës për Komunitete, Enis Kervan, ka shprehur shqetësime për mosharmonizimin e akteve normative të komunës që ka të bëj me përdorimin e gjuhëve të komuniteteve”.

Lidhur më këto interesime, sqarime për anëtarët e këtij komisioni kanë dhënë edhe nënkryetari për komunitete në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, Eroll Zekiria, mandej sekretari i KK-së, Nazmi Jashari dhe shefi i personelit, Rrahman Beqiri.

Ata bënë të ditur se prej vitit 2007 në Komunën e Mitrovicës gjuha turke është në përdorim zyrtar dhe jo gjuhë zyrtare.      
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)