17 Maj 2024

Mitrovica e treta në panairin e komunave të Kosovës

Prishtinë, 17 shtator - Komuna e Mitrovicës ka marrë çmimin e tretë në Panairin e Komunave që është mbajtur në Prishtinë në kuadër të  Konferencës së III për Vetëqeverisje Lokale që është organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) të Republikës së Kosovës.

Vendin e parë në këtë panair, ku komunat kanë prezantuar arritjet e tyre në fusha të ndryshme, e ka marrë Komuna e Suharekës, ndërsa të dytin Komuna e Graçanicës.

Përfaqësuesit e komisionit që kanë vlerësuar paraqitjet e komunave, janë shprehur shumë të kënaqur me përkushtimin e komunave për këtë panair.

Ata gjithashtu kanë vlerësuar arritjet e komunave në progresin që kanë arritur sa i përket shërbimeve komunale.    

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i cili ka pranuar çmimin nga ministri i MAPL-së, Slobodan Petroviq, tha se ky është një motivim për të punuar edhe më shumë në rritjen  e cilësisë së shërbimeve për qytetarë. “Është kënaqësi që të vlerësohet puna që bëhet nëpër komuna”.

Ndryshe në panairin që është mbajtur me 14 dhe 15 shtator në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, komunat kanë prezantuar përveç tjerash edhe nga një produkt karakteristik.

Komuna e Mitrovicës ka prezantuar kristalet e Trepçës, Suhareka rrushin, Fushë Kosova është prezantuar me drita etj.       
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)