18 Maj 2024

Miratohet projektligji për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë

Prishtinë, 22 qershor - Kuvendi i Republikës së Kosovës në senacën e sotme me 78 vota për, 10 kundër dhe asnjë abstenim, miratoi në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjeve që kanë të bëjnë me përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrjes. 

Deputetët në seancën e Kuvendit të Kosovës miratuan në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e këtyre ligjeve, mes të cilave jane edhe Ligji për Gjykatën Kushtetuese, Ligji për themelimin e Autorit të Përgjithshëm, Ligji për AKP, Ligji për të liritë fetare, ai për FSK-në e të tjera.

Ministri i Drejtësise Hajredin Kuçi tha përmes miratimit të këtij projektligji, do të bëhet bartja e kompetencave nga institucionet ndërkombëtare tek ato vendore.

“Që të gjitha këto ligje deri më tani kanë pasur mbikëqyrje të drejtpërdrejt ndërkombëtare dhe këtu do të bëhet bartja e kompetencave nga institucionet ndërkombëtare tek ato vendore. Qeveria e Kosovës synon që me përkushtim të saj të plotë do të punojë në drejtim të arritjes sa më të shpejtë dhe të suksesshme të realizimit të këtij synimi i cili është synim nacional”, tha Kuçi.

Të gjitha grupet parlamentare, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, i dhanë mbështetje projektligjit. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj lëvizje, Visar Ymeri tha se nenet e propozuara përmes këtij ligji që ndryshon 21 ligje, tregojnë qartë se nuk po përmbyllet mbikëqyrja.

“Krejt çka po ndodhë sot është se na janë propozuar për miratim disa nene përmes të cilave hiqet roli i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtare, dhe kaq. Ky është një shtrembërim i skajshëm i realitetit politik në Kosovë dhe reduktim i vrazhdët por edhe i pavërtetë i një strukture të tërë e mjaft të gjerë të mbikëqyrjes”, u shpreh Ymeri.

Deputetët u fokusuan në ligje të ndryshme, duke kundërshtuar nene të caktuara, sikur që ishte Ligji për liritë fetare.

Deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti tha duhet të miratohet secili ligj veç e veç, përderisa e vuri në pikëpyetje përfundimin e pavarësisë, derisa do t’i jepet mandat shtesë EULEX-it.

“Nuk është mirë ta bëjmë të padijshmin gjithë Kuvendin, sepse nëse i jepet një mandat shtesë EULEX-it, që do t’i jepet, atëherë mbikëqyrja e pavarësisë do të vazhdojë funksionalisht”, tha Hamiti.

Kryetari i Komisionit për ndryshimin e Kushtetutës, Arsim Bajrami tha se shumica e vërejtjeve të bëra nga ligjvënësit, janë amandamentuar nga komisioni, por nuk mund të prezantohet në këtë fazë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)