01 Maj 2024

Miratohet Ligji i ri për Ndërtim

Prishtinë, 31 maj - Kuvendi i Kosovës sot gjatë seancës plenare ka miratuar Ligjin për Ndërtimin.

Ligji i ri është bazuar në rekomandimet e “Programi për përmirësimin e mjedisit afarist”, Projekti i USAID-it.

Në bazë të kërkesës së MMPH-së për ndryshimin e Ligjit të Ndërtimit Nr. 2004/15, ky ligj reflekton edhe rekomandimet e bëra në raportin e Bankës Botërore të të Bërit Biznes 2011. Projektligji i ri i Ndërtimit reflekton komentet nga IFC (Banka Botërore) dhe ICO.

Ky projektligj është në harmoni të plotë me praktikat më të mira ndërkombëtare, pritet të eliminojë barrierat biznesore, të ulë shpenzimet e bizneseve, dhe në të njëjtën kohë siguron shëndetin dhe sigurinë publike.

Miratimi i këtij ligji do të çojë në përmirësim të dukshëm në renditjen e Kosovës në të bërit biznes që kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit. Ky ligj mbështet qëllimin e Qeverisë për arritjen e Kosovës në Top-40 në 2014. Kjo përpjekje do të arrihet përmes zvogëlimit të afateve dhe procedurave për shqyrtimin e kërkesave për leje të ndërtimit, zvogëlimit të kostos për marrjen e lejes së ndërtimit, përcaktimin e hapave të qartë për inspektimin e ndërtimit dhe njohjes së  parimit “Heshtja është Miratim”.

Gjithashtu, mungesa e dispozitave të cilat mundësojnë rritjen e efikasitetit të punës së pushtetit lokal dhe dispozitave të cilat krijojnë  kushte më të mira për investime siç janë afatet dhe procedurat për shqyrtimin e kërkesave për leje të ndërtimit dhe koston e lejes së ndërtimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)