18 Maj 2024

Miratohen projektligji për ujërat dhe komplekset memorial

Prishtinë, 13 shtator - Sot më 13 shtator, në seancën plenare u miratuan dy projektligje të rëndësisë së veçantë për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ai i ujërave të Kosovës dhe projektligji për agjencinë për menaxhimin e komplekseve memoriale.

Projektligji për ujërat e Kosovës ka për qëllim të sigurojë zhvhillimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve ujore, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin publik, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin social dhe ekonomik të Republikës së Kosovës.

Ky projektligj ka për qëllim të themelojë procedura dhe parime udhëzuese për shpëndarjen optimale të resurseve ujore, të sigurojë mbrojtjen e resurseve ujore nga ndotja, tej-shfrytëzimi dhe keqpërdorimi dhe të përcaktojë kornizën institucionale për administrimin e resurseve ujore.

Me këtë ligj rregullohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ujërat sipërfaqësorë, liqenet, akumulimet, rezervuaret, burimet natyrore, ujërat nëntokësorë, tokat e lagëta, truallin buzë brigjeve të lumenjëve dhe çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e tyre.

Gjithashtu përmes këtij projektligji rregullohet përdorimi dhe shpërndarja e ujërave, mbrojtja dhe ruajtja e tyre, mbrojtja nga veprimet e dëmshme duke përfshirë përmbytjet, vërshimet dhe erozioni, ashtu dhe objektet dhe infrastrukturën ujore, financimin e ujërave si dhe kushtet, mënyrat dhe veprimet me të cilat mund të shfrytëzohen apo shkarkohen ujërat.
 
Projektligji për agjencinë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës ka për qëllim themelimin, misionin, organizimin, funksionin, detyrat, përgjegjësitë dhe financimin e Agjencise për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.

Kjo agjenci do të jetë institucioni përgjegjës për projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e komplekseve memoriale.

Më këtë projektligj, AMKMK do të jetë përgjegjëse për komplekset memoriale të shpallura me vendim të qeverisë si Zona të Veçanta me Interes Kombëtar dhe karakter historik.

Në të ardhmen ky institucion përcakton programet kërkimore-shkencore, aktivitetet dhe manifestimet e ndryshme, që kanë të bëjnë me zonat dhe historinë e tyre. Në bazë të këtij projektligji, AMKMK është organ qeveritar dhe i raporton Kryeministrit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)