14 Maj 2024

Miratohen ligjet për përfundimin e mbikëqyrjes

Prishtinë, 31 gusht -  Kuvendi i Kosovës ka bërë të premten shqyrtimin e dytë të projektligjit për ndryshimet dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Në këtë projektligj janë propozuar 49 amendamente, prej të cilave 29 janë propozuar nga Komisioni ad-hoc për amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 16 janë propozuar nga deputetët dhe 6 amendamente janë propozuar nga Komisioni ad-hoc dhe deputetët.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar ligjin me 63 vota për, pa asnjë kundër dhe pa abstenime, por, siç është thënë, pa amendamentet 32, 33 dhe 37, të cilat nuk e morën votimin e dyfishtë, që kërkohet me nenin 81 të Kushtetutës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)