"Miqtë e Amerikës" feston ditëlindjen e 75 të Presidentit Bill Clinton

Prishtinë, 19 gusht - Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon festimin e ditëlindjes së 75 të Presidentit Bill Clinton që do të zhvillohet në lokalet e Gjimnazit "Hivzi Sulejmani", në Fushë Kosovë.
Për nderë të këtij evenimenti që sot kemi fillu dhurimin e një sasie lëngjesh qytetarëve, miqëve e aktivistëve donacion nga Kompania "Frutti" Prizren.
Tortën do ta prejnë një vajzë e vogël 5 vjeç Ami Veliu nga Ferizaji.
E veçanta është se përpos mbajtjes së aktivitetit në vatër arsimore, para musafirve do të prezentohet dhurata ekskluzive që do ti dërgohet Presidentit Bill Clinton dhe e cila është e punuar në mënyrë shumë profesionale në punishten e Kompanis "Finesa Jewerly" Prishtinë, pronë e Enver Pakashtica me vllezër.
Shkronjat e emrit e mbiemrit të presidentit janë nga ari i pastër (nuk jan gravurë por të punuara enkas dhe të vendosura në një dru me dizajnë shumë ekskluzivë).