Ministrja Gërvalla ofron detaje lidhur me strategjinë e re për mërgatën

Ministrja Gërvalla, ka thënë se e sheh të domosdoshëm bashkëpunimin e ngushtë mes KKD-së dhe MPJD-së, në mënyrë që të arrihet qëllimi kryesor, e që është lidhja e mërgatës me vendlindjen, dhe transferimi i dijes nga mërgata në Kosovë. Lidhur me këtë ka shpjeguar edhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për Strategjinë e re për diasporën.
Ajo ka vlerësuar se duhet të thellohet bashkëpunimi edhe me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi si dhe përfaqësuesit shqiptar të Luginës për t’i hapur derën mërgatës shqiptare kudo që ata jetojnë e veprojnë.
Zëvendësministrja Gashi, ka ofruar detaje lidhur me strategjinë e re me të cilën kjo Qeveri do t’i qaset diasporës.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e KKD-së, kanë marrë përsipër të dërgojnë sugjerime dhe kërkesa specifike për inkuadrim dhe përfshirje më të madhe të mërgatës në proceset në vend.