11 Maj 2024

Ministrja Çitaku, raportoi në Komision për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 12 qershor - Dy ditë para se të udhëtojë në Bruksel për pranimin e udhërrëfyesit, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka raportuar sot në Komisionin për Integrime Evropiane, lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

“Marrja e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave është rezultat i konsensusit të klasës politike të Kosovës për agjendën evropiane”, ka theksuar Çitaku, e cila për punën e kryer ka lavdëruar, si institucionet qendrore të Kosovës, ashtu edhe ato komunale.

Ajo ka pohuar se për nga metodologjia udhërrëfyesi për Kosovën do të jetë identik, sikurse për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por se ai do të ketë më shumë kritere dhe përcakton më shumë detyra që duhen përmbushur.

Ndër sfidat më të rëndësishme që duhen përmbushur institucionet e Kosovës, Çitaku ka përmendur: zvogëlimin e emigrimit ilegal në vendet e BE-së, pakësimin e kërkesave për azil në këto vende, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: Ministrja është shprehur e bindur se do të përmbushen me kohë dhe cilësi detyrat e marra.

Ajo ka theksuar faktin që, me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm të riatdhesimit të qytetarëve tanë të kthyer nga vendet e BE-së,  Qeveria e Kosovës sot ka krijuar Departamentin për Integrimin e Personave të Riatdhesuar.

“Duhet sa më parë t’ua bëjmë të qartë shtetasve të Kosovës se më nuk ekziston opsioni i azilit për qytetarët tanë në vendet e BE-së”, ka theksuar ministrja e Integrimeve, e cila ka pohuar se Qeveria është duke bërë përpjekje për marrëveshje me këto vende për emigrim legal ( punësim sezonal ) të qytetarëve të Kosovës.

Ministrja Çitaku ka pohuar gjithashtu se pyetësori ( i marrë më 7 maj) për studimin e fizibilitetit tani më është plotësuar në rreth dy mijë faqe, që përshkruan në hollësi gjendjen reale në terren. Pas kësaj vjen marrëveshja e asocim-stabilizimit, ka thënë ministrja, e cila ka shprehur dyshimin e saj për mundësinë që ndonjë vend i BE-së, të mos e ratifikojë këtë marrëveshje. 

Anëtarët e Komisionit i kanë shtruar pyetje të shumta ministres Çitaku, lidhur me angazhimet e Qeverisë dhe të Ministrisë, të cilën e udhëheq, për sa i përket realizimit të agjendës evropiane të Kosovës. Ata janë zotuar se do të angazhohen me gjithë potencialin e tyre për përmbushjen e obligimeve që dalin për legjislativin e vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)