02 Maj 2024

Ministria e Drejtësisë përkrahë ndërmjetësimin

Prishtinë, 21 qershor – Me rastin e hapjes së trajnimit për ndërmjetës në rajonin e Prishtinës, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, theksoi rëndësinë e institucionit të Ndërmjetësimit, si institucion i ri në Republikën e Kosovës, i cili gëzon mbështetjen e plotë të Ministrisë së , në kuadër të së cilës është themeluar, por edhe përkrahjen e programeve të ndryshme siç janë ato të USAID-it, UNDP-së, Projektit të Binjakëzimit, dhe organizatës CSSP.

Në lidhje me këtë, ministri Kuçi përmendi rëndësinë e shumëfishtë të Ndërmjetësimit, si mekanizëm jo vetëm për të ndihmuar sistemin gjyqësor në uljen e numrit të rasteve pranë gjykatave, por edhe për ta plotësuar atë në shumë aspekte.
 
Ministri Kuçi nënvizoi se ndërmjetësimi bashkëjeton me sistemin gjyqësor, meqë atij i duhet përkrahja në rastet kur marrëveshjet e arritura në ndërmjetësim duhet të përmbarohen para gjykatave të rregullta ose institucioneve tjera kompetente, e gjithashtu rikujtoi se Ndërmjetësimi duhet të shihet si mekanizëm shumë i përshtatshëm për qytetarët meqenëse marrëveshja përfundimtare arrihet ndërmjet vetë palëve, pa vendim të marrë nga një palë e tretë.

Për më tepër, ministri Kuçi përmendi që kjo gjithashtu do ta kursejë financiarisht gjyqësorin tonë, duke mundësuar zgjidhjen e lëndëve në rrugë të institucionalizuara jashtëgjyqësore.
 
Ministri Kuçi gjithashtu përmendi punën që po bëhet nga Ministria e Drejtësisë dhe bashkëpunëtorët e saj në drejtim të kompletimit të infrastrukturës nënligjore për funksionim të mirëfilltë të këtij Institucioni, përfshirë këtu rregulloren për shkallën e kompensimit financiar për ndërmjetësues dhe rregulloren për licencimin e ndërmjetësuesve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)