16 Maj 2024

Ministria e Drejtësisë merr mbështetje nga Zyra e Bashkimit Evropian

Prishtinë, 9 gusht - Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi priti në një takim Christof Stock, Udhëheqës i operatives në Zyrën e Bashkimit Evropian (ZBK) në Kosovë. 

Fillimisht në takim u diskutua çështja e fillimit të projektit Twinning në Departamentin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, me ç`rast Ministri Kuçi adresoi nevojën e fillimit sa më parë të këtij projekti.

Ministri Kuçi ka falënderuar ZBK-në për bashkëpunim jashtëzakonisht përmbajtjesor në projektet Twinning në Ministrinë e Drejtësisë. Në takim është diskutuar rreth themelimit të Akademisë së Drejtësisë.

Gjithashtu Ministri Kuçi ka shprehur rendësin e ngritjes së cilësisë në fushën e arsimimit juridik, duke themeluar Akademinë e Drejtësisë si institucionin kryesor arsimor në këtë fushë.

“Ne dëshirojmë që të ngrisim kapacitetet e Institutit Gjyqësor të Kosovës në një Akademi, e cila do të merrej me arsimimin e të gjitha kategorive arsimore në fushën juridike. Me këtë rast do të dëshiroja të kishim propozime nga Zyra e BE-së se cili model do të ishte më i përshtatshmi nga shtetet e Bashkimit Evropian” theksoi Kuçi.

Nga ana tjetër, Stock theksoi gatishmërinë e ZBE-së që të ofrojë ekspertizë në ndërtimin e një modeli të përshtatshëm për Kosovën, mbi bazën e asaj që është ndërtuar në Institutin Gjyqësor të Kosovës.

Të dy palët janë pajtuar që të vazhdojnë në nivel të ekspertëve ta zhvillojnë idenë e Akademisë së Drejtësisë dhe hartimit të Ligjit mbi Akademinë e Drejtësisë, si hap final për këtë vit.

Ministri Kuçi kërkoi nga Stock që të ofrojnë ekspertizë në dhënien e një vlerësimi final nëse Pakoja Legjislative e Gjyqësorit është në pajtueshmëri me legjislacionin e BE-së.

“Edhe pse në Komisionin për hartimin e ligjeve të gjyqësorit janë duke punuar ekspertë nga BE-ja, do të kishim dashur që të kemi një vërtetim nga ana e BE-së që kjo pako ligjesh është në harmoni me legjislacionin e BE-së” tha  Kuçi.

Ministri Kuçi dhe Stock janë pajtuar që të mbikëqyrin në mënyre të vazhdueshme ecurinë e punëve në Pallatin e Drejtësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)