29 Prill 2024

Ministria e Diasporës po monitoron vazhdimisht pikat kufitare

Prishtinë, 20 korrik - Ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, me ftesë të Komunës së Dragashit, realizoi takim me mërgimtarët e kësaj komune me ç’rast u njoftua për së afërmi me nevojat dhe kërkesat e tyre.

Ministri Makolli, i falënderoi mërgimtarët e kësaj për kontributin e tyre, i njoftoi me objektivat e ministrisë të cilën ai e drejton, si dhe i ftoi ata për bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Ministri Makolli njoftoi se janë duke u ndërmarrë veprime konkrete, në pajtim me ligjin, për tu krijuar kushte sa më të favorshme mërgimtarëve tanë që të investojnë në Kosovë.

Gjithashtu, ministri Makolli u përgjigj në pyetje të shumta të mërgimtarëve që kishin të bënin me shqetësimet e tyre në raport me pajisje me dokumentacionet e nevojshme, duke premtuar se procedurat do të jenë efikase dhe më të shkurta në krahasim me vitet e mëparshme.

Ministri Makolli tha se, Ministria e  Diasporës po monitoron vazhdimisht pikat kufitare dhe ka vërejtur se, Policia e Kosovës dhe Doganat i kanë shtuar kapacitetet e tyre fizike që të ofrojnë shërbime sa më të shpejta dhe të krijojnë lehtësira në procedurat për kalimin e mërgimtarëve tanë në kufi.

Ministria e Diasporës me seriozitet është duke e trajtuar edhe çështjen e polisës së sigurimit të automjeteve të mërgimtarëve dhe nga Byroja e Kartonit të Gjelbër në Bruskel ka premtuar se, për Kosovën do të mund të gjendet një zgjidhje në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm”, tha ministri Makolli.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, edhe një herë e ritheksoi se dyert e kësaj ministrie janë të hapura për mërgimtarë që dëshirojnë të kontribuojnë për vendin e tyre, sidomos duke e pasur parasysh faktin se tashmë kemi një gjeneratë të arsimuar të shtetet e ndryshme ku ata kanë vepruar dhe përvoja e tyre është shumë e rëndësishme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)