13 Maj 2024

Ministri Rexhepi priti diplomatin bitanik, Owen Jenkins

Prishtinë, 21 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, priti sot në një takim, drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin e BE-së në Zyrën e Jashtme dhe të Komunuelthit britanik (FCO), Owen Jenkins dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Kliff.
 
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, falënderoi Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në Kosovë dhe kërkoi  mbështetje për zgjerimin e bashkëpunimit nw fushwn e sundimit tw rendit dhe ligjit.
 
Ministri Rexhepi bëri të ditura prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për gjendjen e sigurisë së përgjithshme në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore të vendit. Gjithashtu ministri Rexhepi e njoftoi diplomatin anglez edhe për bashkëpunimin e MPB-së, me Misionin Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
 
Diplomati britanik Qwen Jenkins, shprehu vlerësimin për rolin konstruktiv dhe për progresin e Institucioneve të Republikës së Kosovës, sidomos sa i përket bashkëpunimi rajonal, si një ndër vlerat kryesore të integrimeve evropiane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)