14 Maj 2024

Ministri Rexhepi po qëndron për një vizite zyrtare në SHBA

Iowa, 18 gusht - Ministri i Punëve te Brendshme Bajram Rexhepi bashke me nje delegacion nga Qeveria e Republikes se Kosoves ne perberje te te cilit jane Zv.Kryeministri dhe Ministri i Drejtesise Hajredin Kuci, Ministri i FSK-se Agim Ceku dhe Ministri  i Bujqesise Blerand Stavileci po qëndron për një vizite zyrtare ne SHBA.

Kjo vizite realizohet ne kuadër te Programit te Partneritetit mes shtetit te IOWA-s dhe Republikës se Kosovës.

Ne kuadër te kësaj vizite Ministri Rexhepi ka zhvilluar takime te shumta me drejtues te Institucioneve te Zbatimit te Ligjit dhe Sigurisë Publike te shtetit te Iowa-s me c’rast janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ne fushën e sigurisë publike, menaxhimit te emergjencave, shkëmbimit te ekspertizës ne fushën e forenzikes etj.

Poashtu ne kuadër te Programit te Partneritetit ne mes te shtetit te IOWA-s dhe Republikës se Kosovës, Ministri Rexhepi ka mbajtur një prezantim para një audience te gjere dhe nga sektorë te ndryshëm te shtetit te IOWA-s lidhur me ‘Sektorin e Sigurisë ne Republikën e Kosovës – te arriturat dhe sfidat’.

Ministri Rexhepi gjate prezantimit te tij është fokusuar ne prezantimin e arkitekturës se sektorit te sigurisë ne vend, te arriturat e institucioneve te sigurisë ne vend, sfidat e sigurisë me fokus ne pjesën veriore te vendit si dhe për mundësitë e thellimit te bashkëpunimit mes shtetit te IOWA dhe MPB-se ne fushën e sigurisë publike dhe zbatimit te ligjit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)