29 Prill 2024

Ministri Rexhepi po qëndron në një vizitë zyrtare në Austri

Prishtinë, 12 dhjetor - Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë, ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi po qëndron në një vizitë zyrtare në Austri.

Në kuadër të kësaj vizite, ministri Rexhepi u takua me ministren e Punëve  të Brendshme të Austrisë, Johanna Mikl-Leitner.

Ministri Rexhepi falënderoi homologen austriake për qëndrimin pozitiv dhe përkrahës të Austrisë karshi përpjekjeve të Kosovës në agjendën e saj evropiane dhe në veçanti për përkrahjen e dhënë në përfshirjen e Kosovës në dialogun për viza.

Ministri Rexhepi e informoi ministren Mikl-Leitner rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke vënë në pah sigurinë në veriun e Kosovës.

Ai falendëroi pjesëtarët austriakë në kuadër të KFOR-it, të angazhuar në këtë pjesë të Kosovës dhe u uroi shërim sa më të shpejtë ushtarëve të kontigjentit austriak, që u plagosën së fundi nga grupet kriminale në veri të Kosovës.

Ndërsa, ministrja e Punëve të Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner përgëzoi angazhimin e autoriteteve kosovare në përforcimin e proceseve demokratike dhe ndërmarrjen e reformave të nevojshme në kuadër të agjendës evropiane dhe tha se Kosova e ka merituar hapjen e dialogut për viza dhe në këtë proces, shteti austriak do të ndihmojë Kosovën në plotësimin e të gjitha kritereve të nevojshme.

Në fund të takimit, të dy ministrat u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin dypalësh në fushën sigurisë dhe migrimit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)