03 Maj 2024

Ministri Rexhepi: Përgjigjet për BE-në janë gati

Prishtinë, 17 maj - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e cila bart pothuajse barrën kryesore në procesin e integrimit evropian, tashmë i ka bërë gati përgjigjet e pyetësorit për studimin e fizibilitetit, të parashtruara nga Komisioni i Bashkimit Evropian (BE). Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi.

“MPB-ja është përgjigjur në 16 pyetjet të cilat i ka parashtruar Komisioni i BE-së lidhur me procesin e studimit të fizibilitetit, i cili do t’i hapë rrugë Kosovës për t’i nisur negociatat për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA). Këto pyetje kryesisht kanë të bëjnë me sundimin e rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Rexhepi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)