10 Maj 2024

Ministri Rashiq sot ka udhëtuar për në Bruksel

Prishtinë, 2 maj - Nën kryesimin e ministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, sot ka udhëtuar për në Bruksel një delegacion ekspertësh të çështjeve sociale, të punës dhe punësimit si dhe të sferës së legjislacionit e pensioneve i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ky delegacion më 03 dhe 04 maj do të merr pjesë në takimin sektorial të dialogut të stabilizim asocimit  (DPSA) në inovacion, kapital njerëzor, politika sociale dhe shoqëri informative.

Nga ana e delegacionit të MPMS-së në këtë takim do të prezantohet progresi i arritur njëvjeçar në Kosovë, në fushën e legjislacionit që rregullon sferat që janë përgjegjësi e MPMS-së, si ato të çështjeve sociale, punës dhe punësimit, sigurisë  në punë, çështjen e pensioneve si dhe të arriturat që janë evidentuar në vendin tonë në këto sfera.

Ky takim do të bashkë-kryesohet nga ministri i MPMS, z. Nenad Rashiq, Ministria për Integrime Evropiane dhe Drejtoria për Zgjerim e Komisionit Evropian.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)