28 Prill 2024

Ministri Rashiq po qëndron në një vizitë pune në Bruksel

Prishtinë, 8 nëntor - Një delegacion i Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjegjësisht nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Social, i kryesuar nga ministri i kësaj ministrie Nenad Rashiq po qëndron në një vizitë pune në Bruksel, e cila do të zhvillohet nga 7 nëntori deri më 11 nëntor të këtij viti.

Gjatë këtyre takimeve, që ministri Rashiq dotë ketë me përfaqësues të lartë nga Komisioni Evropian, do të diskutohen mundësitë e përkrahjes në të ardhmen për projekte të rëndësishme për Kosovën, gjegjësisht projekte që trajtojnë sferën ekonomike dhe sociale të shoqërisë kosovare.

Projektet të cilat ministri Rashiq gjatë kësaj vizite do t’i prezantoj, konsiderohen se do të ndihmojnë Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, financimin e të cilave do ta bëj Komisioni Evropian.

Po ashtu ministri Rashiq do të njoftoj mbi zhvillimet aktuale dhe gjendjen e përgjithshme socio-ekonomike në Republikën e Kosovës si dhe shkallën e lartë të papunësisë, duke kërkuar kështu përkrahjen e vazhdueshme për progres të mirëfilltë në shoqërinë tonë.

Ministri Rashiq gjatë kësaj vizite do të takohet me z. Stefano Sannino, Drejtor Gjeneral për Zgjerimin e Politikave në Komisionin Evropian, znj. Carole Garnier, Kryesuese e Njësisë së Përgjithshme për Ekonomi dhe Financa, znj. Ulrike Lunacek, anëtare e Parlamentit Evropian si dhe Koos Richelle, Drejtor Gjeneral për Punësim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)