04 Maj 2024

Ministri Petreviq po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi

Podgoricë, 26 maj - Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal,  Slobodan Petreviq, po qëndron për vizitë zyrtare ne Mal të Zi ku po merr pjesë në Konferencën për Evropë Juglindore zhvillon takime me përfaqësues të lartë të Malit të Zi.

Në kuadër të kësaj vizite, sot Zëvendëskryeministri Petreviq sot u prit në takim nga Kryeministri i Malit të Zi, z. Igor Luksic.

Në takimin me Kryeministrin Igor Luksic, Zëvendëskryeministri Petreviq prezantoi të progresin e arritur ne Kosovë, me theks të veçantë për procesin e decentralizmit, zhvillimin ekonomik të vendit si dhe bashkëpunimin ndërkufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Zëvendëskryeministri Petreviq, tha se përveç shumë proceseve tjera të rëndësishme, prioritet I institucioneve të  Kosovës mbetet zbatimi I  procesit të decentralizmit në Veri të Mitrovicës.

Në këtë drejtim Zëvendëskryeministri Petreviq, theksoi se në vazhdën e përkushtimit të qeverisë ndaj pjesës veriore të Kosovës,  Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë veprimet për themelimin e  Zyrës Administrative në Mitrovicën e Veriut, nëpërmjet së cilës Qeveria synon të nxisë qytetarët e veriut të marrin pjesë në qeverisjen e tyre, të jetojnë në një mjedis të zhvilluar ekonomik dhe në një shoqëri demokratike.

Iniciativat e institucioneve të Kosovës për njohjen dhe përfshirën e komuniteti Malazez në Kushtetutë të Kosovës, u mirëprit dhe u vlerësua lart nga Kryeministri z. Igor Luksic, si një veprim demokratik i ndërmarr nga politika kosovare, ndërsa u paralajmërua një vizitë e shpejtë e liderëve politikë të Malit të Zi në Kosovë.

Në orët e mbrëmjes, Zëvendëskryeministri Petreviq, pritet të takohet me  Presidentin e Malit të Zi,  z. Igor Luksic

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)