15 Maj 2024

Ministri Kuçi priti në takim lamtumirës Silvio Bonfigli

Prishtinë, 6 gusht - Sot, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi priti në një takim lamtumirës Silvio  Bonfigli  ushtrues detyre i divizionit ekzekutiv  të EULEX-it.

Ministri Kuçi e ka falënderuar Bonfigli për punën e tij të bërë në kuadër të misionit të EULEX-it dhe bashkëpunimin që ka pasur me Ministrin e Drejtësisë, po ashtu ka çmuar punën e këtij misioni në përmirësimin e rendit e ligjit në Kosovë.

Ministri Kuçi ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë që kanë institucionet e Kosovës me EULEX-in dhe ka thënë se ky bashkëpunim do vazhdoj edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)