17 Maj 2024

Ministri Kuçi ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Vjenë

Prishtinë, 8 tetor - Sot, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare dy ditore në Vjenë të Austrisë.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Kuçi do të pritet në takim nga Ministrja Federale e Drejtësisë së Austrisë, Beatrix Karl, ndërsa do të takohet edhe me deputetë austriak të Komisionit Parlamentar për Çështje të Drejtësisë.

Po ashtu, Ministri Kuçi do të takohet edhe me Presidentin e Odes së Noterëve të Austrisë, Ludwig Bittner.

Gjatë këtyre takimeve, nderë të tjera do të bisedohet për thëllimin e bashkëpunimit të Kosovës dhe Austrisë në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe në sistemin noterial.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)