Ministri Kuçi ka udhëtuar për vizitë zyrtare në SHBA

Prishtinë, 14 gusht - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të merr pjesë në konferencën e organizuar nga Programi i partneritetit në mes të shtetit Iowa dhe shtetit të Kosovës.
Para të pranishmëve të kësaj konferencë, Zëvendëskryeministri Kuçi do të paraqitet me temën Republika e Kosova sot dhe në të ardhmen, po ashtu, ai do të jetë pjesë e panelit ku do të diskutohet për sundimin e ligjit në Kosovë.
Në këtë konferencë në të cilën do të marrin pjesë edhe përfaqësues tjerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të trajtohen temat si: sundimi i ligjit, siguria, avancimi i FSK-së, ekonomia, shëndetësia, bujqësia, turizmi etj.