16 Maj 2024

Ministri Kuçi ftohet për vizite zyrtare në Austri

Prishtinë, 3 gusht - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim Ambasadorin Austriak Johan Brieger, i cili i bëri ftesë për vizitë zyrtare në Austri për tu takuar me homologen e tij, znj. Beatrix Karl.

Në takim gjithashtu u diskutua për Shkëmbimin e Letrave në mes te Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për vazhdimin e mandatit te EULEX-it.

Ministri Kuçi theksoi që është e domosdoshme të përcaktohet afati kohore i Misionit të EULEX-it, dhe të njoftohen të gjithë akterët e duhur Kosovar, për gjyqtaret dhe prokuroret që do të shërbejnë pranë këtij misioni në Kosovë, në të ardhmen.

Ministri i Kuçi gjithashtu tha se Qeveria e Kosovës dëshiron të punoj ngushtë me BE-në dhe të përmbush kriteret në fushën e sundimit te ligjit të BE-së, dhe te vazhdojë të jetë shume aktive në dialogun e sundimit të ligjit, edhe pas 2014.

U përmenden edhe raportet e shkëlqyera në mes të Republikës së  Kosovës dhe Austrisë, të cilat do të  vazhdojnë të zhvillohen edhe më tej.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)