29 Prill 2024

Ministri Kuçi diskuton Raportin e Progresit me stafin e MD-së

Prishtinë, 17 tetor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm, drejtuesit e departamenteve dhe njësive tjera të Ministrisë së Drejtësisë, me të cilët ka biseduar për Raportin e Progresit 2011, që ndërlidhet me fushë-veprimin e kësaj ministrie.

Me këtë rast, ministri Kuçi ka falënderuar drejtoret dhe gjithë stafin e MD-së, për arritjet që kanë bërë në eliminimin e sfidave që kanë dalë nga Raporti i Progresit 2010 dhe shprehi kënaqësinë për vlerësimet pozitive që kanë dalë nga raporti i këtij viti, e që ndërlidhën me fushë-veprimin e kësaj ministrie.

Po ashtu, pas identifikimit të bërë në këtë takim të sfidave të reja që janë paraqitur në Raportin e Progresit 2011, që ndërlidhen me fushë-veprimin e MD-së, ministri Kuçi kërkoi nga drejtuesit e të gjithë strukturave të ministrisë, që këto sfida të adresohen dhe të konsiderohen si prioritete në planin e punës së tyre, në mënyrë që të eliminohen me kohë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)