03 Maj 2024

Ministri i Jashtme i Çek, Schwarzenberg viziton Kosovën

Prishtinë, 23 qershor - Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg.

Gjatë vizitës dy ditore, Ministri Schwarzenberg, do të takohet me udhëheqësit e Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e Misioneve të huaja dhe autoritete lokale e fetare në Kosovë.

Ministri Hoxhaj dhe Ministri Schwarzenberg do të takohen të enjten.

Takimi do të fillojë në ora 16:45 në Ndërtesën e Qeverisë, salla  P 37. Ndërsa, pas takimit, në orën 17.15, do të zhvillohet një konferencë për medie e dy ministrave, në Sallën e Medieve të Qeverisë P32.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)