06 Maj 2024

Ministri Hoxhaj vizitë zyrtare në Slloveni

Prishtinë, 20 nëntor - Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Samuel Žbogar, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj , ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Slloveni.

Gjatë takimit me Ministrin Žbogar, do të diskutohet për marrëdhëniet bilaterale, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës si dhe avancimin e perspektivës së Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ministri Hoxhaj dhe homologu i tij Žbogar, të hënën, do të nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi midis dy vendeve.

Po ashtu gjatë kësaj vizite, Ministri Hoxhaj do të takojë edhe diplomatë dhe ambasadorë të akredituar në këtë vend si dhe personalitete të jetës politike e kulturore.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)