29 Prill 2024

Ministri Hoxhaj vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe

Prishtinë, 18 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, nesër do të udhëtojë për një vizitë zyrtare për në Britani të Madhe.

Gjatë ditës së mërkurë, Ministri Hoxhaj do të marrë pjesë në promovimin e librit të Ish-Ministrit Britanik për Evropë, Denis MacShane, i cili ka shkruar një libër për Kosovën. Me këtë rast, Ministri Hoxhaj do të mbajë një fjalim në këtë promovim.

Ndërkaq, me 20 tetor, Ministri Hoxhaj do të pritet në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, William Hague.

Në këtë takim do të diskutohet lidhur me thellimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve dhe për bashkëpunimin ekonomik. Ministri Hoxhaj po ashtu do të kërkojë ndihmën e Britanisë së Madhe në përshpejtimin e rrugës evropiane të Kosovës si dhe në rritjen e numrit të njohjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)