27 Prill 2024

Ministri Hoxhaj udhëtoi për vizitë zyrtare në Itali

Prishtinë, 6 shtator - Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Italiane, Franco Frattini, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot është nisur për një vizitë zyrtare në Itali.

Gjatë qëndrimit në Romë, Ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me homologun italian, Franco Frattini, me udhëheqës të tjerë të lartë të institucioneve italiane si dhe me personalitete nga jeta publike dhe trupi diplomatik i akredituar në Itali. 

Hoxhaj dhe Frattini do të bisedojnë për format konkrete të thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, për mbështetjen e Republikës Italiane për proceset që po zhvillohen në Republikën e Kosovës javët e fundit, përkrahjen e mëtutjeshme të Italisë në proceset integruese si dhe avancimin e procesit të njohjes dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)