02 Maj 2024

Ministri Hoxhaj takohet me zyrtarë të Qeverisë së Luksemburgut

Prishtinë, 21 qershor – Gjatë qëndrimit në Luksemburg, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të martën do të zhvillojë takime me udhëheqës të lartë të këtij shteti.

Gjatë ditës, Ministri Hoxhaj do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn, me të cilin do të diskutohet për format konkrete të thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve dhe diplomacive të të dyja vendeve.

Në takim do të flitet edhe për përkrahjen e Luksemburgut në avancimin e proceseve integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike, për procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën dhe për aspekte të tjera të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Ministri Hoxhaj do të takohet edhe me Marie-Josée Jacobs, Ministre e Familjes, Integrimeve, Bashkëpunimit dhe Aksioneve Humanitare e Luksemburgut.

Gjatë këtij takimi, Ministri Hoxhaj dhe Ministrja Jacobs do të bisedojnë për projekte të ndryshme që Qeveria e Luksemburgut mund të implementojë në Kosovë me qëllim të avancimit të proceseve integruese të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Luksemburg, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, do të takohet edhe me personalitete të tjera politike dhe zyrtarë të shtetit të Luksemburgut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)