03 Maj 2024

Ministri Enver Hoxhaj viziton Jordaninë

Prishtinë, 15 qershor - Pas vizitave në Republikën Federale të Gjermanisë dhe në Bosnje e Hercegovinë, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Jordanisë, me ftesë të homologut jordanez, Nasser Judeh.

Gjatë vizitës në Amman, Ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij shteti, si dhe me përfaqësues diplomatikë të vendeve të tjera të akredituar në Jordani.
 
Ministri Hoxhaj do të njoftojë zyrtarët e lartë jordanezë dhe të shteteve të tjera për progresin e arritur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë e deri më tash, si dhe me proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.
 
Ministri Hoxhaj do të rikonfirmojë përkushtimin e institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës për të forcuar lidhjet e shumanshme me popujt e vendeve arabe, përfshirë Mbretërinë e Jordanisë.
 
Gjatë takimeve të Ministrit të Jashtëm të Kosovës me udhëheqësit e lartë jordanezë do të shqyrtohen edhe format konkrete të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë lidhjen e marrëveshjeve të ndryshme mes institucioneve të të dyja shteteve.
 
Vizita zyrtare e Ministrit Hoxhaj në Jordani, pritet të ketë efekte të rëndësishme në forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, si dhe në forcimin e subjektivitetit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm të këtij shteti në proceset politike dhe diplomatike në botën arabe dhe më gjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)