03 Maj 2024

Ministri Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në New York

Prishtinë, 5 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në New York, Ministri Hoxhaj, do të zhvilloj takime me shumë diplomatë amerikanë, përfaqësues të Senatit të SHBA-ve dhe përfaqësues të tjerë të lartë shtetëror të administratës amerikane.

Ministri Hoxhaj do të ketë takime edhe me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në kuadër të lobimit permanent për të rritur numrin e njohjeve për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
 
Hoxhaj do të kërkoj nga përfaqësuesit e këtyre shteteve që ta njohin sa më parë pavarësinë e Kosovës.

Më datë 8 shkurt, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, do të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të prezantohet dhe diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

Ministri Hoxhaj para përfaqësuesve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, do të shpalos progresin e vazhdueshëm që po shënohet në Kosovë, reformat e gjithëmbarshme që po realizohen nga institucionet kosovare, si dhe për aspekte të tjera të konsolidimit të shtetit të Kosovës.

Hoxhaj në KS të OKB-së, do të kërkoj mbështetje për shpërbërjen dhe largimin e strukturave paralele serbe nga veriu i Kosovës, si parakusht për paqe dhe stabilitet në tërë rajonin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)