17 Maj 2024

Menaxhimi i kufijve kthen në bisedime Kosovën e Serbinë

Prishtinë, 7 tetor - Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit do të vërë përballë Kosovën dhe Serbinë në Bruksel gjatë javës së ardhshme.

Por, palët kanë shfaqur pikëpamje të ndryshme për atë se çfarë kanë për të biseduar të mërkurën në kryeqytetin belg.

Në Beograd kanë thënë se të mërkurën e javës që vjen në Bruksel ka për t`u diskutuar për “çështje të mbetura nga Protokolli për menaxhimin e integruar të kufirit”.

Ndërsa, në Prishtinë e kanë thënë të kundërtën e kësaj. Shefi i delegacionit serb në bisedime, Dejan Paviçeviç, ka thënë se Serbia ka formuar grupin e punës, i cili do të krijojë platformën e bisedimeve për kontrollin e kufirit.

Ai është shprehur për mediat serbe se qeveria e Serbisë nuk do të lejojë që në “linjat administrative” të ketë shenja të Kosovës. “Do të ketë vetëm shenja informative, pa shenja të shtetësisë të së ashtuquajturës Republikë e Kosovës”, ka thënë Paviçeviç.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, është shprehur se marrëveshja për IBM-në ka përfunduar dhe se javën e ardhshme në Bruksel do të diskutohet vetëm për zbatimin e saj.

Sipas Tahirit, Paviçeviç ose nuk është njohur ende me marrëveshjet e arritura ose dikush po e mëson se çfarë të thotë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)