13 Maj 2024

Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën

Londër, 26 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, me të cilin ka biseduar  për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për procesin e reformave të gjithëmbarshme në Kosovë.

 
Gjatë këtij takimi, kryeministri Thaçi e njoftoi z.Hague me punën që është bërë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për të realizuar të gjitha obligimet që dalin nga agjenda e integrimit evropian të Kosovës, duke ndërmarrë të gjitha reformat strukturore në ekonomi, politikë dhe legjislacion.

 Kryeministri Thaçi shprehu vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për forcimin e qeverisjes së mirë, efikase, transparente, thellimin e përkushtimeve për zbatimin e vizionit për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, si dhe në veçanti përkushtimet institucionale për respektimin afirmativ të të drejtave të komuniteteve dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

 Kryeministri Thaçi në takim ritheksoi që dialogu mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë vetëm pasi që marrëveshjet e arritura të nisin të implementohen.
 
Nga ana e tij, Sekretari për Punë të Jashtme, William Hague e ka siguruar kryeministrin Thaçi që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështes shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës, sidomos në rrugën për t’u bërë anëtare në Bashkimin Evropian.

Hague vlerësoi progresin e Kosovës dhe kërkoi nga kryeministri Thaçi të vazhdojë reformat e nevojshme, sidomos në gjetjen e një plani për integrimin e komunitetit serb që jetojnë në veri të vendit.

 
Sekretari britanik Hague e mirëpriti progresin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi, dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij dialogu, në mënyrë që të dy vendet fqinje të kenë mundësi të arrijnë progres drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)