17 Maj 2024

Mbi 800 mijë çertifikata serbe janë shpërndarë në Kosovë

Prishtinë, 12 tetor - Autoritetet serbe përmes strukturave paralele kanë lëshuar rreth 800 mijë çertifikata të lindjes të Republikës së Serbisë për qytetarët e Kosovës.

Këto dokumente janë nxjerrë përmes strukturave paralele policore serbe që funksionojnë në enklavat serbe në Kosovë, ndërsa për sigurimin e një dokumenti të tillë nga kosovarët janë paguar prej 1000 – 1500 euro.

Ky skandal ka dalur në sipërfaqe dhe është në proces hetimi në Prokurorinë e Qarkut të Gjilanit, pas disa deklarimeve dhe denoncimeve të bëra nga Milan Stojanoviq, nënkryetar për komunitete në Komunën e Gjilanit, më parë i punësuar si ofiqar në zyrën lokale të fshatit Pasjan dhe i njohur edhe si ish-kryeshef i policisë së Vranjës në Serbinë Jugore.

Stojanoviq në dosjen e tij ka shpjeguar se ka marrë kërcënime ai dhe familja e tij, ndërsa ai ka shpalosur edhe krimin e organizuar lidhur me dokumentacionet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë, kryesisht përmes rrjeteve paralele të strukturave policore serbe që funksionojnë në Kosovë.

Skandalet e nxjerrura nga Stojanoviq do të tronditin edhe skenën politike në Kosovë dhe Serbi, për shkak të dyshimeve për përfshirje të zyrtarëve të lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)