19 Maj 2024

Mbi 30 mijë shqiptarë të Kosovës marrin pasaporta serbe

Prishtinë, 19, dhjetor - Më shumë se 30 mijë qytetarë të Kosovës, nga viti 2009 e deri në dhjetor të vitit 2012, janë pajisur me pasaporta të shtetit të Serbisë.

Këto janë të dhënat e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, të cilat ka arritur t’i sigurojë gazeta “Zëri”.

Sipas këtyre të dhënave, thuajse të gjithë aplikuesit për pasaporta serbe janë të nacionalitetit shqiptar.

“Kjo llogaritje përfshin kohën prejse Serbia ka përfituar liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian, e deri më sot, pa llogaritur periudhën e më pashme”, ka thënë për “Zërin”, një zyrat i lartë në Ministrinë e Brendshme në Beograd.

Megjithatë, qëllimi i kosovarëve që me pasaporta serbe do të udhëtojnë pa viza, nuk mund të arrihet.

Kjo për faktin se të gjithë ata që marrin pasaporta serbe, e në të cilat shkruhet adresa e ndonjë vendbanimi jashtë territorit të saj, në këtë rast adresa e ndonjë vendbanimi në Kosovë, nuk përfitojnë nga procesi i liberalizimit të vizave.

Fisnik Rexhepi, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, thotë se Qeveria e Kosovës nuk posedon të dhëna sa qytetar të Republikës së Kosovës kanë pajisur me pasaporta serbe.

“Por pa dyshim që është për keqardhje fakti që qytetarë të Republikës së Kosovës aplikojnë për pasaporta të tilla, duke qenë se nuk përfitojnë as nga liberalizimin e vizave, të cilin BE-ja e aplikon ne raport me Serbinë”, ka thënë Rexhepi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)