02 Maj 2024

Mbështetja e Sllovenisë për Kosovën do të jetë e gjithanshme

Prishtinë, 20 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me ministrin e Drejtësisë të Sllovenisë, Ales Zabar, i cili shoqërohej edhe nga Rok Janez Stebalj, kryesues i Divizionit për bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe nga ambasadori slloven në Kosovë, Jozef Help.

Pasi u falënderua për pritjen e ngrohtë, ministri i Drejtësisë i Sllovenisë theksoi se mbështetja e Sllovenisë për Kosovën do të vazhdojë të jetë e
gjithanshme, posaçërisht në fushën e drejtësisë.

Ales Zabar në vijim ofroi ndihmën e Sllovenisë edhe në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryekuvendari Krasniqi e njoftoi, Ales Zabar, me punën dhe përbërjen e Legjislaturës së Katërt, konstituimin e organeve pas zgjedhjeve, si dhe stabilitetin institucional.

Ai theksoi se në Kosovë funksionon ndarja e pushteteve sipas Kushtetutës, ndërsa bazat e sistemit të reformës përqendrohen në fushën ligjore, organizative dhe kadrovike.

Në vazhdim kryekuvendari Krasniqi foli për miratimin e pakove të ligjeve për gjykatat,për prokuroritë, pastaj Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe atë për Këshillin Prokurioal.

Me këto reforma, tha kreu i legjislativit të vendit, synohet arritja në një nivel më të lartë e përgjegjësisë institucionale.

Krasniqi foli pastaj edhe për bashkëpunimin me institucionet e Bashkimit Evropian, si : EULEX-in, si dhe për bashkëpunimin ndërparlamentar Kosovë- Slloveni.

Sa i përket bashkëpunimit ndërparlamentar u përmend ndihma e shtetit slloven në kuadër të Konzorciumit Francë-Gjermani-Belgjikë-Slloveni, për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës.

Ndihma sllovene në kuadër të bashkëpunimit ndërparlamentar drejt integrimit euroatlantik u vlerësua lart.

Kryekuvendari Krasniqi ndihmën e ofruar nga Sllovenia në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë e vlerësoi të mundshme dhe të mirëseardhur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)