03 Maj 2024

Mbahet takimi 11 i Këshillit Ministror për Integrim Evropian

Prishtinë, 4 maj - Nën organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian, mbahet takimi i njëmbëdhjetë i Këshillit Ministror për Integrim Evropian për të diskutuar progresin dhe përmbushjen e kritereve politike, ekonomike dhe standardeve Evropiane.

Ky takimi ka për qëllim diskutimin e të arriturave dhe problemeve me të cilat ballafaqohen ministritë, njëkohësisht  edhe  objektivat  e identifikuara si më prioritare që duhen të përmbushen në afat sa më të shkurtë për plotësimin e kritereve.

Ndër të tjera, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se: “Qëllimi  i takimit të sotëm është për të avancuar koordinimin dhe për të bërë monitorimin e arritjeve tona si qeveri. njëkohësisht edhe për të përcaktuar obligimet për javët dhe muajt në vijim.\"

\"Pres nga ky takim të dëgjoj përkushtim dhe rezultate, konkretisht pres të dëgjoj progres në zbatimin e kritereve politike, ekonomike dhe standardeve evropiane.\"

Për më tepër, para fillimit të marrëveshjes për stabilizim asociim duhet të sigurojmë që institucionet e Qeverisë janë të përgatitura për menaxhimin e këtij procesi shumë të ndërlikuar dhe të gjatë. Reforma e administratës publike mbetet ende sfidë dhe kërkohet një punë me intensive në këtë drejtim.”

Takimi vazhdoj me raportim nga ana e ministrave për të arriturat që janë shënuar deri me tani si dhe  përmbushjen e kritereve për anëtarësim.

Ndërsa ministrja Çitaku tha se është e kënaqur me punën e bërë nga ministritë duke ju dhënë përkrahjen e saj maksimale për punën në vazhdim dhe në mënyre që të  arriturat të jenë më të mëdha dhe më evidente.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)