17 Maj 2025

Mbahet seanca e parë e Legjislaturës se VII-të e Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 26 dhjetor - Legjislatura e VII-të e Kuvendit të Republikës së Kosovës e dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamamentare të 6 tetorit mblidhet sot në seancë konstituive në të cilën pritet të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, përkatësisht Jahja Koka, shoqëruar nga deputeti më i ri, në rastin konkret, deputetja Fjolla Ujkani.

Si pikë e parë e seancës do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve.

Seanca konstituive do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit.

Konform rregullores dhe praktikës së deritashme, grupi më i madh parlamentar që është Vetëvendosje, do të ulet në qendër, grupi i dytë me radhë LDK, në anën e djathtë të kryesuesit të seancës, ndërsa grupi i tretë PDK, në anën e majtë të kryesuesit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)