14 Maj 2025

Mbahet konferencë me rastin e Ditës Ndërkombëtarë Rome

Prishtinë, 7 prill - Zyra për Çështje të Komuniteteve organizoi konferencën me rastin e Ditës Ndërkombëtarë Rome.

Sikurse edhe në të gjitha vendet tjera të botës demokratike, edhe në Republikën e Kosovës  tanimë është bërë tradite e parvjetshme që të organizohet konference e këtij formati, me qëllim të kremtimit të Ditës Ndërkombëtarë Rome në të cilën marrin pjese personazhe të rëndësishme nga jeta politike, diplomatike, akademike, Shoqeria civile si dhe përfaqësues tjerë nga Institucionet e nivelit qendror dhe lokal te Republikës së Kosovës.

Konferencën e hapi znj. Sanela Sadikovic ku ne emër të Zyrës së Kryeministrit, ua uroi festën e 8 Prillit pjesëtarëve të komunitetit Rome duke  shprehur përkushtimin e Qeverisë për të mbështetur këtë komunitet.

Të pranishmëve  iu  drejtuan   Ministri per Komunitete dhe Kthim z. Dalibor Jevtic, Ministri pa portofol z. Rasim Demiri, Udhëheqës I Zyrës se BE-se ne Kosove z. Samuel Žbogar, zëvendës Ministra z. Usmen Baldzi (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë), z. Gjergj Dedaj (Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal) dhe znj Elfete Shabani (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit), Drejtori i Zyrës per Çështje te Komuniteteve z. Ivan Tomic si dhe përfaqësuesit të komunitetit Rom.

Zyra për Çështje të Komuniteteve është e gatshme të vazhdoj përkrahjen dhe bashkëpunimin me të gjitha institucione të Kosovës, po ashtu edhe me organizata ndërkombëtare me qëllim të përmirësimit të jetesës të komunitetit Rom, ka then z. Tomic.

Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në vazhdimësi ka përkrahur dhe mbështetur komunitetin Rom, me ane të financimit dhe mbështetjes së aktiviteteve të ndryshime me theks të veçantë në sigurimin e kushteve për një jetës më të mirë, në zhvillimin e arsimit të këtij komuniteti, duke ndihmuar kështu avancimin e mëtejmë të këtij komunitet, dhe kështu duke mos lejuar diskriminim në raport me komunitetet tjera jo shumicë që jetojnë në Republikën e Kosovës, ka then znj. Sadikovic.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)