18 Maj 2024

Mbahet konferenca për pjesëmarrjen e rinisë në zhvillimin e politikave

Prishtinë, 9 korrik - Më shumë se tridhjetë anëtarë të organeve përfaqësuese të rinisë në nivelin qendror nga Prishtina, Beogradi, Podgorica, Sarajeva, Shkupi, Tirana dhe Forumi Rinor Europian do të takohen sot për herë të parë në një konferencë për pjesëmarrjen e rinisë në zhvillimin e politikave, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Këshilli Qendror për Veprim Rinor.

Pjesëmarrësit do të shqyrtojnë kornizën legjislative dhe strukturën e rinisë të zhvilluar nëpër tërë rajonin, këmbimin e përvojave më të mira, dhe identifikimin e fushave të bashkëpunimit.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer dhe shefi i  Këshilli Qendror për Veprim Rinor, Mensur Morina do ta hapin konferencën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)