05 Maj 2024

Maxhun Smajli në këmbë nga Gjermania në Kosovë

Prishtinë, 29 maj - Emigranti kosovar Maxhun Smajli është nisur 66 ditë më parë nga Gjermania drejt Kosovës, në një rrugëtim në këmbë, të quajtur \"Marshi i Mërgimtarit\".

Ish reporteri i luftës në Kosovë, Maxhun Smajli, thotë se marshimi i tij do të zgjasë 78 ditë, aq sa edhe zgjati ndërhyrja ajrore e NATOS kundër forcave ushtarake e policore serbe.

Ai thotë se e ka ndërmarrë  marshimin e tij në shenjë mirënjohjeje ndaj Forcave të Natos, që ndihmuan në çlirimin e Kosovës, si dhe në nderim të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Dje, Maxhun Smajli arriti në qytetin e Shkodrës, prej nga u nis drejt Kosovës, ku pritet të arrijë më 12 qershor.

/voa/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)