13 Maj 2024

Marshi për në Kukës, niset nga Mitrovica

Mitrovicë, 16 prill - Në Kukës përkujtohet eksodi i vitit 1999 kur nga paramilitarët serbë u dëbuan mbi 100 mijë qytetarë shqiptarë të Mitrovicës. Hapja e ekspozitës prej 99 fotografive që lidhen me prillin e 99-s dhe shfaqja e filmit dokumentar që lidhet me ngjarjen janë disa nga aktivitetet që do të zhvillohen sot në Kukës.

Qindra qytetarë nga Kosova kanë arritur në Kukës të cilët me aktivitete të ndryshme do të sjellin në kujtim ekgzodin e vitit 99 të qytetit të Mitrovicës. Nënkryetari i këtij manifestimi tashmë tradicional, Mustafë Kryeziu i tha RTK-së se fillimisht qytetarët do të takohen me kreun e bashkisë së Kukësit dhe më pas do të vazhdojnë me aktivitetet e planifikuara me program.

“Së pari ne do të takohemi në bashkinë e Kukësit ku do të jemi mysafirë të kryetarit të Bashkisë ndërsa me pas janë paraparë disa aktivitete. Në fillim do të jetë hapja e 99 fotografive të drejtpërdrejta nga lufta, njëkohësisht do të shfaqet një film dokumentar pastaj do mbahen tri punë projektuese në formë të simpoziumit”.

Qindra qytetarë janë nisur dje dhe sot në mëngjes nga Mitrovica duke kaluar nëpër Prishtinë në drejtim të Prekazit më pas në Pejë e Glloxhan, në Gjakovë e më pas në Xërxe. Nga Xërxa sot marshuan drejt Kukësit. Për të kujtuar këtë ngjarje, në 2009 në Kukës është përuruar Kulla 25 metra e gjatë. Derisa pjesa e dedikuar për muze e këtij kompleksi e ndihmuar financiarisht nga Bashkia e Kukësit është në përfundim e sipër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)