19 Maj 2024

Marrëveshje për veriun e Kosovës pritet në tetor

Prishtinë, 7 shtator - Pas trembëdhjetë vitesh trazirash e rebelimesh, çështjes së veriut të vendit, duket se po i vjen fundi. 

Në fillim të muajit tetor në Bruksel do të takohen drejtuesit e institucioneve të vendit dhe udhëheqësit e strukturave paralele të veriut, të cilët do të nënshkruajnë marrëveshjen për stabilizim të kësaj zone të “rebeluar”.

Kështu të paktën kanë deklaruar burime ndërkombëtare për gazetën “Zëri”. Ato i kanë bërë të ditur gazetës se marrëveshja do të nënshkruhet nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i ashtuquajturi Këshillit Kombëtarë Serb në Kosovë, Marko Jakshiç, ndërsa do të precizojë shumë çështje të cilat prej përfundimit të luftës janë duke e pamundësuar shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në veri të Kosovës.

“Gjithçka do të rregullohet vetëm me nënshkrime. Është një marrëveshje që po hartohet në Bruksel, e cila do të nënshkruhet nga Hashim Thaçi e Marko Jakshiç. Ajo do të përmbajë trë-katër pika, ndër to, kryesorët janë: policia, gjykatat dhe doganat të jenë unike. Pra nuk do të ketë polici, gjykata e dogana paralele”, ka thënë zyrtari i lartë ndërkombëtar për gazetën “Zëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)