17 Maj 2024

Marrëveshja me Kosovën, kusht në raportin e Komisionit Evropian

Prishtinë, 7 tetor - Kërkesa që Serbia të nënshkruaj njëlloj marrëvshjeje apo memorandumi me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve në mes tyre, mund të gjendët në raportin Komisiont Evropian, i cili do të publikohet me 10 tetor, shkruan shtypi serb në Mitrovicë, sot, duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel.

Sipas këtyre burimeve, presioni gjerman që në dokumentin zyrtar të Komisionit Evropian të vendoset kushti i ri për Serbinë, lidhur me përparimin e mëtutjeshëm në integrimet evropiane, është rritur fuqishëm në kohë të fundit.

Konkluzionet, respektivisht rekomandimet e Komisionit Evropian, të cilat janë pjesë përbërëse e raporti vjetor për përparimin e Serbisë, ende nuk e kanë marrë formen përfundimtare, por burimet thonë se në koncept-dokument, me kërkesë të Gjermanisë, është futur obligimi i Serbisë që t’i normalizojë raportet me Kosovën, me një marrëveshje në formë të shkruar.

Në kabinetin e komisarit për zgjërim, Shtefan Fule, ndërkaq nuk e kanë konfirmuar, por as nuk e kanë demantuar futjen e kushtit të ri për Serbinë.

“Tani është duke u bërë finalizimi i raportit, ndërsa versioni përfundimtar do të publikohet pasi që Komisionit Evropian ta bëjë publike, të mërkurën”, citojnë mediet lokale serbe këshilltarin për media të komisarit Fule, Peter Stano, duke u është përgjigjur në pyetjen, nëse është e vërtetë se kusht i ri për nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Beogradit dhe Prishtinës do të përfshihet në raport.

Sipas burimeve nga Brukseli, në të cilat mbështeten mediet lokale serbe në Mitrovicë, presioni në Komisionin Evropian ka ardhur pas Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së, gjatë së cilës janë takuar presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Ketrin Eshton. Shkaku është, sipas këtyre burimeve, se presidenti serb dhe shefja e diplomacisë evropiane nuk kanë mundur të merren vesh lidhur me fillimin e bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradi.

“Beogradi, edhe përkundër asaj që është pritur, është duke u hamendur t’i caktojë njerëzit që do të bisedojnë me Prishtinën. Përshtypja është se rreth tryezës së bisedimeve nuk dëshirojnë të ulen as kryeministri Ivica Daçiq e as presidenti Tomisllav Nikoliq dhe ata duan që gjithë çështjen ta hedhin në shumë ministra ose në shefa, të cilët janë të autorizuar për bisedime teknike.\"

\"Deklarata e fundit e Nikoliqit, se Serbia nuk do të ngutet për në BE dhe se ajo do t’i vë kushtet e veta, janë cilësuar si mungesë e dëshirës për të arritur marrëveshje për normalizimin e raporteve me Kosovën.\"

\"Për këtë Gjermania, e ka shtuar presionin që qysh tani në dokument të futet kërkesa, që Beogradi si kusht për ta fituar daten e fillimit të bisedimeve për hyrje në BE, duhet të nënshkruaj njëlloj marrëveshjeje me Kosovën. Askush nuk është përcaktuar, nëse ajo do të jetë marrëveshje, memorandum, kontratë, apo ndonjë formë tjetër”, citojnë një burim nga Brukseli, mediet lokale serbe.

Ndryshe, parlamentarët gjermanë të partisë së kancelares Angela Merkel, ishin ata që në Beograd, hapur kanë shfaqur idenë për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Kosovën, si kusht që Serbia ta fitojë daten e bisedimeve për hyrje në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)