29 Prill 2024

Marrëdhënie të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe SHBA

Prishtinë, 4 prill - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, duke u uruar mirëseardhje në Kosovë kongresistëve amerikanë: David  Dreir, David Price, Jim McDermott , Erik Paulsen dhe Gerry Conelly, ka vlerësuar mbështetjen e SHBA-ve për shtetin dhe popullin e Kosovës, sidomos raportet e shkëlqyera që ka Kuvendi i Kosovës me Kongresin Amerikan.

“Jemi të vetëdijshëm se pa mbështetjen e SHBA-ve dhe të shteteve të tjera perëndimore, Kosova nuk do të mund të  arrinte këtë shkallë zhvillimi”, ka theksuar Krasniqi, i cili ka veçuar mbështetjen politike, ekonomike dhe ushtarake për Kosovën nga shteti më i fuqishëm i botës.


Ai ka lavdëruar projektet mbështetëse të USAID-it për Kuvendin, të cilat realizohen nëpërmjet NDI-së, duke u shprehur i bindur se mbështetja do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
   

Kryeparlamentari Krasniqi u ka folur ligjvënësve amerikanë për përbërjen e Kuvendit, për vendet e rezervuara për minoritetet dhe për aktivitetin legjislativ gjatë kësaj dhe legjislaturave të kaluara, duke spikatur sidomos faktin e krijimit të legjislacionit për funksionimin e institucioneve shtetërore të Kosovës.

Ai ka folur edhe për vështirësitë dhe sfidat e brendshme me të cilat ballafaqohet Kosova, si: zhvillimin e pamjaftueshëm ekonomik të vendit, papunësinë e madhe, sundimin e rendit dhe të ligjit etj, kurse në planin e jashtëm ka veçuar mosnjohjen e Kosovës nga pesë vende të BE-së, çështjen e liberalizimit të vizave, dhe sidomos   problemet e shkaktuar nga Serbia në veri të Kosovës.

Pasi ka theksuar funksionimin e strukturave paralele të Serbisë në këtë pjesë të Kosovës dhe arrestimin ditë më parë të dy policëve të Kosovës brenda territorit të vendit tonë, Krasniqi ka theksuar se megjithëkëtë, Kosova ia ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Serbisë, e cila dorën e saj e bën grusht për të na goditur sa herë i krijohet rasti.

Ai ka potencoi se regjimi i  Beogradit se nuk po i zbaton  marrëveshjet e arritura në Bruksel. 

Kryesuesi i delegacionit nga Kongresi Amerikan, David  Dreir, njëherësh kryesues i Komisionit për Bashkëpunim në Zhvillimin e Demokracive (HDP), fillimisht ka përcjellë përshëndetjet e Presidentit  Obama dhe të Sekretares Amerikane të Shtetit, Klinton,  për kryeparlamentarin Krasniqi, për Kuvendin dhe popullin e Kosovës.

Ai ka vlerësuar të arriturat demokratike dhe shtetndërtuese të popullit të Kosovës, kurse është shprehur se ndihet krenar për marrëdhënie të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe për ndihmën e madhe të vendit të tij për popullin e Kosovës.

Pasi ka përkujtuar historinë e dhimbshme nëpër të cilën ka kaluar vendi ynë, ai ka vlerësuar se populli i Kosovës, sidomos rinia e  saj, të cilën e ka vlerësuar të shëndoshë, të fuqishme dhe të bukur, meriton perspektivë më të mirë zhvillimi dhe përfaqësim sa më cilësor në institucione.

Në funksion të pavarësisë së Kuvendit, si institucioni më i lartë shtetëror i vendit, Dreir ka theksuar edhe takimet që do të ketë me kryetarë të grupeve dhe të komisioneve parlamentare.

Kongesisti, David Price, ka theksuar rëndësinë që i japin SHBA-ja zhvillimeve të demokracive në vendet e Evropës Qendrore  dhe të asaj Juglindore dhe mbështetjen amerikane për proceset pozitive në këto vende. 

Në këtë mes ai e ka quajtur të kënaqshëm bashkëpunimin e Kongresit Amerikan me Maqedoninë dhe me Kosovën.

Në takim kanë marrë pesë edhe nënkryetarët e Kuvendit: Xhavit Haliti, Glauk Konjufca, Petar Miletiq dhe Enis Kervan, kurse delegacioni amerikan është shoqëruar nga anëtarë të stafit mbështetës të Kongresit dhe zyrtarë të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)