04 Maj 2024

Manipulimi në zgjedhje, 516 persona janë akuzuar

Prishtinë, 28 qershor - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Friedrich Ebert Stiftung (FES) ka organizuar tryezë ku është publikuar raporti “Krimi i Organizuar në Zgjedhje: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve”.

Në tryezë morën pjesë mbi 40 përfaqësues të sistemit të drejtësisë, gjyqësisë, prokurorisë publike, avokatisë, partive politike, ekspertë juridikë, shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare, dhe ambasadave të huaja.

Në tryezë u theksua se korniza ligjore mundëson ndjekjen dhe gjykimin efikas të të gjitha llojeve të manipulimit të zgjedhjeve.

Për zgjedhjet 2010, prokurorët kanë ngritur akuza për 221 raste ndaj 1,516 personave dhe se në proces të ngritjes së aktakuzave janë edhe 758 komisionerë të tjerë.

Megjithatë, gjykatësit janë treguar jo efikas duke konfirmuar vetëm 94 raste. Sipas Betim Musliut, bashkë-autor i raportit “prokurorët duke nxituar në nxjerrjen e shifrave kanë zbatuar një politikë jo adekuate të ndjekjes, duke mos hetuar elementet e krimit të organizuar.

\"Kemi numër enorm të manipuluesve, ku 1,516 persona tashmë veç janë akuzuar, të cilët nuk kanë mundur të veprojnë në mënyrë dhe kohë të njëjtë dhe në vende të ndryshme, pa pasur persona të cilët i kanë organizuar dhe financuar ata në kryerjen e këtyre krimeve.\"

Prokurori i Shtetit dhe Prokuroria Speciale nuk janë duke hetuar organizatorët dhe pa ndjekjen dhe gjykimin e tyre nuk do të vendoset drejtësia në vend dhe nuk do të parandalohen assesi këto krime\".

Sipas këtij raporti “manipulimi i zgjedhjeve ishte organizuar në mënyrë sistematike, ku kishte elemente të krimit të rëndë, grupeve të strukturuara dhe të përfitimit të dobisë tjetër pasurore.”

Në tryezë është theksuar se organet e hetuesisë në vazhdimësi dështojnë që të ndjekin zyrtarë të lartë të partive politike të cilët vetë-deklarohen apo akuzojnë njëritjetrin për manipulim të votave.

Gjykatat Komunale deri më tani kanë pranuar në punë 154 lëndë, nga të cilat kanë zgjidhur vetëm 41 sosh ku përfshihen 191 persona. Ndaj 69% të personave dënimet kanë qenë me gjobë dhe kusht, ndërsa vetëm 9.4% e tyre janë dënime me burgim efektiv.

Dënimet e shqiptuara në këto raste janë jo meritore duke pasur parasysh dëmet e shkaktuara.

Dënimet e Gjykatave Komunale kanë filluar t’i korrigjojnë Gjykatat e Qarkut, duke ndjekur një politikë më të ashpër të dënimeve, përkatësisht dënime me burgim efektiv prej gjashtë muajve për secilin të akuzuar.

Tutje, raporti ka theksuar dështimin e prokurorëve për të hetuar financimin e dyshimtë të partive politike, dështimin e materialeve zgjedhore dhe të listat e pasakta të votuesve mund të jetë sinjal i keq pasi që persona të cilët janë përfshirë në veprime kriminale që ndërlidhen me procesin e zgjedhjeve do të mbesin pa u ndëshkuar.

Pjesëmarrësit e tryezës theksuan se “dobia tjetër pasurore” duhet të interpretohet në kuptimin e gjerë të saj, prokurorët duhet të zhvillojnë strategji për parandalimin dhe luftimin e formave të ndryshme të manipulimit duke mos u kufizuar vetëm në rastet klasike të vjedhjes së votës, dhe se ndryshimet në sistemin zgjedhor duhet të synojnë gjithashtu të përmirësojnë çështje teknike të cilat do i arnonin zbrazëtitë e tanishme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)