14 Maj 2024

Mandati i Presidentes, AAK kërkon marrëveshje të re

Prishtinë, 30 korrik - Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka deklaruar se kjo parti do të kërkojë nga liderët që kanë bërë marrëveshje për Presidenten, që të arrijnë një zgjidhje për situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, AAK-ja, që në fillim të arritjes së marrëveshjes për presidenten, e ka pasur të qartë se marrëveshja mes të tre liderëve ka qenë mashtrim.

“Liderët duhet të ulën dhe të gjejnë një zgjidhje, në mënyrë që më pas të këtë edhe qëndrim për ndryshimet kushtetuese dhe atyre për zgjedhjet”, ka thënë Isufi.

Sidoqoftë, Isufi ka thënë se kjo parti do t`i votojë ndryshimet që kanë bërë komisioni për ndryshimet kushtetuese dhe ai për reformë zgjedhore, pavarësisht moszbatimit të marrëveshjes.

Nga ana tjetër, LDK-ja ka paralajmëruar se nëse nuk zbatohet marrëveshja për presidenten, atëherë kjo parti nuk do t`i votojë ndryshime kushtetuese.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Imri Ahmeti ka thënë se kjo parti do të vazhdojnë të insistojë në zbatimin e marrëveshjes, nëse kjo nuk ndodh, atëherë sipas tij, nuk ka nevojë që të ndodhin as ndryshimet kushtetuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)