Makolli: Çeku le të shkojë, por ministria është e jona

Prishtinë, 18 janar - Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli, ka thënë se Agim Çeku mund të shkojë kudo, por se ministria që ka drejtuar në kuadër të KKR-së i takon këtij koalicioni.
Ai ka thënë se këtë çështje do ta zgjidhin me kryeministrin Thaçi, pasi të kthehet ky i fundit nga Brukseli.
Ministri e Forcës së Sigurisë ka qenë dhe është dikaster që menaxhohet dhe udhëhiqet nga Koalicioni për Kosovë të Re, ka thënë Makolli për Epoka e Re. Jam i bindur se z. Çeku e ka parasysh që Ministria e FSK-së i takon koalicionit e jo individit. Kjo çështje është shumë e çartë.