14 Maj 2024

Majko vlerëson procesin e rindërtimit në veri

Mitrovicë, 3 shtator - Tullat dhe llaqi që po investohen në veri për rindërtimin e shtëpive të djegura dhe të shkatërruara në luftë, paraqet investimin më të madh që po bëhet në gjithë Kosovën.

Kështu tha të hënën në Mitrovicë, ish-kryeministri i Shqipërisë, aktualisht deputet i PS-së, Pandeli Majko, i cili vizitoi disa lagje të veriut i shoqëruar nga kryetari i komunës, Avni Kastrati dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Lladrovci.

Majko fillimisht ka qëndruar në komunën e Mitrovicës, ku është njoftuar për situatën nga kryetari Kastrati.

Më pas bashkërisht kanë qëndruar në shtëpinë e Florent  Azemit, përfaqësues i shqiptarëve të Lagjes së Boshnjakëve në veri. I zoti i shtëpisë ka folur për investimet e insitucioneve vendore sa i përket rindërtimit të shtëpive dhe kthimit të qytetarëve të zhvendosur nga veriu.

Azemi ka thënë se insitucionet e Serbisë prej pasluftës kanë tentuar në forma të ndryshme që të spastrojnë etnikisht këtë pjesë të Kosovës, por nuk ia kanë dalur.

“Serbia ka investuar shumë që veriun ta spastroj etnkisht nga shqiptarët, mirëpo  ne kemi mbijetuar me ndihmën e insitucioneve tona, që tash janë duke na ndihmuar shumë”.

Vizita ka vazhduar në Kroin e Vitakut, ku ish-kryeministri Majko dhe kryetari Kastrati kanë ndaluar në afërsi të shtëpive të Ali Kadriut. Pasi është njoftuar në detaje për gjendjen dhe rrethanat aty, Majko është shprehur i impresionuar për ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në veri.

Ai tha se nuk e kishte paraparë një realitet të tillë, meqë përshtypja e përgjithshme e krijuar nga mediat është krejtësisht ndryshe.

“Është dashur që të vija këtu dhe të kuptoja se nuk është vetëm një urë që lidh qytetin, por që janë tri sosh”.

Majko përgëzoi kryetarin Kastrati për punën e mirë që po bën për krijimin e kushteve më të mirë për jetë për qytetarët.

“Ajo që sot shohim këtu, në radhë të parë rindërtimin e shtëpive, përbën një lajm të mirë që duhet të vlerësohet prej të gjithëve”.

Ndërsa kryetari Kastrati, e ka falënderuar Majkon për vizitën dhe interesimin e tij për Mitrovicën.

Ai premtoi se investimet dhe rindërtimi në veri nuk do të ndalet derisa të krijohen kushte për kthimin e të  gjithë atyre që janë zhvendosur nga shtëpitë dhe pronat e tyre.                

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)