02 Maj 2024

Madeleine Albright ka arritur në Kosovë

Prishtinë, 4 tetor - E ftuara e nderit e Republikës së Kosovës në Samitin Ndërkombëtar të Gruas i cili ka filluar punimet sot në Prishtinë, Madeleine Albright, ka arritur në Kosovë.

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj i ka uruar mirëseardhje ish-Sekretares Albright, duke shprehur mirënjohjen dhe konsideratat më të larta të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës për kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ajo personalisht kanë dhënë për Kosovën në të gjitha fazat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)